Partizani dhe Vora do të përballen nesër në kuadër të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë prej orës 13:30. Në prag të këtij dueli në konferencë për shtyp ka folur edhe trajneri i “kuq”, Oltijon Kërnaja.
Gjendja ekipit pas suksesit në kupën e Shqipërisë?
Gjendja e ekipit paraqitet e mirë. Ndeshja e kupës tregoi që ishim një ritëm, nuk e kishim humbur. Seancat stërvitore kanë qenë të gjatë dhe me ngarkesë për të përballuar pjesën e sezonit që na pret. Djemtë duken mirë, harmonia është e mirë dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme.
Si e vlerësoni ndeshjen me Vorën?
Eshtë një ndeshje e fortë të themi realisht. Vora ka bërë mirë gjatë gjithë sezonit, mos të themi që është surpriza e këtij sezoni deri tani. Ka elementë shumë cilësorë, djem të rinj që po bëjnë shumë mirë në pjesën e parë të sezonit. Eshtë një ndeshje të cilën ne e kemi vlerësuar shumë. Sigurisht që ne duhet të hyjmë vetëm për 3 pikët por respekt maksimal për ekipin e Vorës.
Ardhja e drejtorit sportiv dhe merkato?
Ne grupin e kemi dhe bisedimet me drejtorin sportiv kanë qenë që ne mund të marrim ndonjë element si rasti i Qakës që me të vërtetë mund të bënte diferencën. Të kemi cilësi në ekip jo të shtojmë në numër, sepse djemtë janë, kanë bërë një sezon të mirë, panvarësisht dëmtimeve që kanë qenë të shumta. Ne e kemi patur grupin, lojtarët janë, kështu që nuk mund të marrim një element thjesht për të shtuar numrin ose për të thënë që po bëjmë merkato. Merkato e janarit është gjithmonë e varfër. Lojtarët që mund të vijnë nuk janë në formë ose janë prej disa kohësh pa luajtur, që në raste të tilla nuk do të na shërbenin fare sepse kampionati është në ritëm jemi direkt në ndeshjen e parë. Grupi është dhe besoj me këtë kontigjent do vazhdoj.
Personalisht Kërnaja kë repart do të preferonte për ta përforcuar?
Gjëja e parë që do të preferoja është që të ktheheshin të gjithë lojtarët, ti kisha të gjithë djemtë pjesë e grupit, pastaj do të shikonim nëse ia arrinim ose jo. Merkato më e mirë për ne është rikthimi i të gjitha forcave tona, nuk kemi nevojë për ndërhyrje nga jashtë.
Pritshmëritë për ndeshjen e nesërme?
Pritshmëritë dhe dëshira sigurisht janë për 3 pikët. Ne hyjmë për të fituar për ta vazhduar vitin mbarë, për të ecur përpara drejt objektivave.
