Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Armik” me Armando Brojën, Mario Mitaj mendon për kalimin e bujshëm në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
“Armik” me Armando Brojën, Mario Mitaj mendon për kalimin
Mario Mitaj

Edhe pse ka kontrat me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028-të, Mario Mitaj është pranë largimit nga kampionët në fuqi të Arabisë Saudite. Bordi i Al-Ittihad nuk ka më besim te aftësitë e shqiptarit, sikurse trajneri Sergio Conceicao.

Mediumi “STC” ka hedhur më shumë “dritë” për të ardhmen e 22-vjeçarit. Thuhet se për mbrojtësin ka shfaqur interes Sunderland në Premier League. Nëse transferimi ndodh, do të ishte hap i madh në karrierë për Mario Mitajn, aty ku elita e futbollit anglez vështrohet më prestigjozia në botë.

Te “Macet e Zeza”, ndodhet edhe mesfushori me origjin shqiptare Granit Xhaka. Vlen të përmendet se në Premier League gjendet edhe sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, pjesë e Burnley.                

Poll

Lexo gjithashtu