Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I përfundon kontrata në verë, trajneri i Bristol zbulon “vendimin” për Anis Mehmetin

Shkruar nga NEWSPORT
I përfundon kontrata në verë, trajneri i Bristol zbulon
Anis Mehmeti

Sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti po zhvillon sezon fantastik me Bristol City në Championship. Në segmentin e 26 paraqitjeve të deritanishme në ligën e dytë angleze për nga rëndësia, 25-vjeçari ka 8 gola dhe 6 asiste. Trajneri i Bristol Gerhard Struber, ka folur për të ardhmen e bomberit kuqezi.

“Anisi kanë bërë një diferencë shumë të madhe në muajt e fundit sa u përket paraqitjeve, dhe kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne.

Sigurisht, dëshira ime e madhe është që të arrijmë një marrëveshje për kontratën, dhe do të thosha se Mehmeti ka aktualisht një ofertë vërtetë të mirë në tavolinë. Në të njëjtën kohë, futbolli është edhe pak biznes, dhe sigurisht, kur ke paraqitje si ato që ata kanë pasur në muajt e fundit, është krejt e qartë që klube të tjera të trokasin në derë për Anisin.

Por jo gjithçka është në duart e mia apo në duart e klubit”, e mbylli trajneri Gerhard Struber. Në bazë të këtij prononcim, mbërritja e një oferte “joshëse” do i mbyllte “gojën” trajnerit dhe klubit për Anis Mehmetin.  

Poll

Lexo gjithashtu