Mario Mitaj
Mario Mitaj siç dihet tashmë prej muajsh vazhdon karrierën në Arabinë Saudite, ku mbrojtësi shqiptar është një element kyç i Al-Ittihad. 22-vjeçari së fundi na ka zbuluar diçka të veçantë për veten e tij.
Në një postim në “Insta-Story” ka treguar se është një fans i skuadrës së Barcelonës. Kjo pasi Mitaj mban veshur fanellën e katalanasve, ndërsa ishte prezent në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah për të parë nga afër gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Athletico Bilbaos.
Një postim i cili ka surprizuar tifozët. Gjithsesi asgjë nuk ka të bëjë me ndonjë transferim, pasi siç dihet Mitaj ka kontratë me skuadrën arabe deri në qershor të 2028.
Poll
