Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Fitorja e Atalantës “zbehet” nga dëmtimi i Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares lë fushën mes dhimbjesh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitorja e Atalantës “zbehet” nga dëmtimi i
Berat Gjimshiti i dëmtuar në fushë

Atalanta luajti kundër Torinos, sot në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-0, në favor të ekipit të futbollistit shqiptar, Berat Gjimshitit. Sfidë kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A.

Pjesa e parë e lojës, u dominua nga Atalanta pasi shënoi gol në minutën e 13-të, falë goditjes së saktë të De Ketelaere. Ndërsa pas tij nuk u shënua më nga asnjëra prej skuadrave. Ndërsa në 45-minutshin e dytë të sfidës ishte i befasishëm pasi Atalanta në limin e saj kohor shënon golin e dytë të ndeshjes falë Palasic në minutën e 95-të.

Fitorja është e bukur por, ekipi u përball edhe me dëmtimin e kapitenit të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit. Gjatë duelit për topin e parë ai u lëndua nga lojtari rival. E sa i takon rivalëve Gjimshiti kishte përballë mbrojtësin tjetër shqiptar, Ardian Ismajli i cili luan për Torinon.

Me pikët e sotme Atalanta në Serinë A ndodhet në vendin e 7-të me 31 pikë ndërsa Torino është i 12-ti me 23 të tilla.  

Poll

Lexo gjithashtu