Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Rritja e pagave nga Qeveria “infekton” basketbollin, Federata Shqiptare “çon përpjetë” çmimet për gjestet anti-sportive (NJOFTIMI ZYRTAR)

Shkruar nga NEWSPORT
Rritja e pagave nga Qeveria “infekton” basketbollin, Federata
Foto ilustruese

Qeveria shqiptare vuri në fuqi rritjen e pagës minimale në 500 mijë lekë të vjetra, duke nisur prej 1 janarit të vitit 2026. Të “frymëzuar” nga rritja e pagës minimale, Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë një vendim të papritur.

FSHB ka njoftuar sot se janë rritur me 100% çmimet e gjobave për gjestet anti-sportive. Këto çmime gjobash fillojnë nga 8.000 lekë, deri në 30.000 lekë, duke dyfishuar çdo dënim fillestar.

NJOFTIMI:

Neni 14 - Dënimet për sjellje josportive:
Gabim teknik i lojtarit: 8.000 lekë (ishte 4.000)
Gabim përjashtimi i lojtarit: 20.000 lekë (ishte 10.000)
Gabim teknik i trajnerit ose stolit: 20.000 lekë (ishte 10.000 lekë për trajnerin dhe 4.000 lekë për stolin)
Gabim përjashtimi i trajnerit ose stolit: 30.000 lekë (ishte 15.000 lekë)

Poll

Lexo gjithashtu