Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"E respektoj Greqinë, por jam shqiptar", portieri i Kombëtares e thotë me "zë të lartë" në mes tokës "armike"

Shkruar nga NEWSPORT
"E respektoj Greqinë, por jam shqiptar", portieri i
Thomas Strakosha

Portieri shqiptar i cili luan për ekipin grek AEK, Thomas Strakosha përpos formës së mirë të tij në lojë, falë se cilës emri i tij lakohet shumë, ai e “bërtet”, krenarinë e origjinës së tij.

I ftuar në një emision grek, portieri ka treguar se sa krenarë ndihet kur takon futbollistët shqiptarët të cilët formohen në akademinë e AEK. Ndër të tjera ai shpjegon se gëzon respekt maksimal për Greqinë, por nuk lë në hije faktin se ai është lind e rritur në Himarë.  

"Shpesh takoj fëmijë në Akademinë e AEK-ut. Ata vijnë të më takojnë dhe më thonë se janë shqiptarë. Kjo më bën krenar. Unë e respektoj Greqinë, origjina ime është nga Himara dhe jam krenar që jam shqiptar", tha portieri kuqezi për Athletico.gr.

Sa i takon formës së tij në lojë, aktualisht Thomas Strakosha është një nga 5 portierët më të suksesshëm në 15 kampionatet kryesore. Ai ka mbajtur portën e paprekur 22 herë në të gjitha garat këtë vit kalendarik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Athletiko (@athletiko.gr)

 

Poll

Lexo gjithashtu