Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga La Liga në Premier League, e konfirmon “shefi” i merkatos te Al-Ittihad interesim e madh për Mario Mitajn

Shkruar nga NEWSPORT
Nga La Liga në Premier League, e konfirmon “shefi” i merkatos
Mario Mitaj

Mario Mitaj është gati për një sfidë të re futbollistike, larg Lindjes së Mesme dhe aventura te Al-Ittihad ka përfunduar. Mbrojtësi i Kombëtares duket se po shijon ditët e fundit në Arabinë Saudite.

Drejtori sportiv i Al-Ittihad ka konfirmuar zëra për interesim nga Premier League angleze në adresim të Mitaj, madje jo vetëm kaq. “Kemi oferta për Mario Mitaj në këtë afat kalimtar. Ato vijnë nga Spanja dhe Premier League”, tha Ramon Planes.

Deri në këtë pikë, vetëm Sunderland është përmendur në media, të gatshëm për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar. Vlera e mbrojtësit të majtë sipas “Transfermarkt” shkon deri në 5.5 milionë euro.       

Poll

Lexo gjithashtu