Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Lecce nderon shqiptarët, shet mesfushorin 900 mijë eurosh në Tunizi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lecce nderon shqiptarët, shet mesfushorin 900 mijë eurosh
Ylber Ramadani dhe Hamza Rafia

Hamza Rafia nuk do të jetë më pjesë e e Lecces. Mesfushori 26-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Serie A italiane, për të nisur një aventurë të re me Esperance në Tunizi.

Klubi në fjalë militon në elitën e futbollit tunizian, pra në Ligue 1. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Vlen të theksohet se vlera e mefushorit në "Transfermarkt" është 900 mijë euro. 

Një lajm i mirë ky edhe për dyshen shqiptare të Lecces, Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin. Kjo pasi me largimin e mesfushorit 26-vjeçar, sigurisht që do të jetë më “kyç” në projektin e ekipit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPÉRANCE SPORTIVE DE TUNIS (@estofficiel)

Poll

Lexo gjithashtu