Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ditmar Bicaj “shkund” sulmuesin e Kombëtares: Armando Broja egoist! I duhet më shumë personalitet

Shkruar nga NEWSPORT
Ditmar Bicaj “shkund” sulmuesin e Kombëtares: Armando Broja
Ditmar Bicja dhe Armando Broja

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Ditmar Bicaj ka folur në “Klan Neës” për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mund të shërbejë si pikë referimi në tatikat e trajnerit Sylvinho për fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026. Bicaj u shpreh “pa dorashka”, sikurse edhe kritikues për Brojën:    

“Viti 2026 e ka gjetur mirë Armando Brojën. Shpresojë shumë që kështu të vazhdojë. Potenciali i Brojës dihet, nuk është nevoja ta them unë. Të gjithë presim që ai të shpërthejë.

Edhe me 50-60%, na elektrizon në sulm me shpejtësinë e tij. Shikoj që Armando ose nuk ka përshtatshmërinë e duhur me futbollistët që luan brenda ose ka ngërç psikologjik.

Mos të harrojmë, është një lojtar i rritur në Angli dhe e ka pak të vështirë ambientimin kur vjen në Shqipëri. Broja është suportuar më shumë nga të gjithë.

Si ai, asnjë futbollist tjetër. 24-vjeçari është ‘vrastar’ në zona ku ka hapësirë, e ka të lindur këtë gjë. Ajo që unë dhe ne të gjithë kërkojmë, përkon dhënien e maksimumit në fushë për fanelën e Kombëtares. Broja është individual. Ai është pak egoist dhe i mungon pak agresiviteti, pra i duhet më shumë personalitet”.     

Poll

Lexo gjithashtu