Edhe pse u rrit dhe krioji “pjekuri” sportive në Zvicër, Taulant Xhaka zgjodhi ngjyrat e prejardhjes, kuqezi. Një cikël, i cili zgjati nga viti 2014-të deri në 2019-të, 30 ndeshje në total. Tashmë në moshën 34-vjeçare dhe i tërhequr nga futbolli, me protagonist Taulantin, është publikuar trajleri nga emisioni “Legjendat flasin”, në kanalin e FSHF-së.
Vëllai i madh i Xhaka-jve është rrëfyer nga debutimi, te patriotizmi. “Kisha vdekur për fanelën e Shqipërisë. Me shumë emocione ka qenë debutimi im i parë, me fitore. Ishte si në ëndrr. E gjithë familja ka qenë krenar për mua”, fjalët e Taulantit.
Nuk mungoi reagimi i vëllait, Granitit. Mesfushori i Sunderland përmes një “story” në “Instagram” shkruan: “Jemi të gjithë krenar për ty”.
Taulant Xhaka e ka bërë debutimin te Kombëtarja më 7 shtator të 2014-ës kundër Portugalisë në Lisbonë, e fituar nga kuqeiznjtë me golin historik të Bekim Balaj, ndërsa trajner ishte Gianni De Biasi.
View this post on Instagram
