Periudhë merkatoje dhe klubet sigurisht që po shfrytëzojnë mundësitë e tyre që të perfeksionojnë skuadrat. Ndërsa ndryshime priten edhe nga ekipi i Manchester United, ku ky i fundit synon që të përforcojë mesfushën.
Emri i cili po përflitet aktualisht është ai i mesfushorit spanjoll, Pablo Barrios i cili luan për Atletico Madrid. Një futbollist që nëse Manchester United do vërtetë që ta ketë të tijin, do të ofrojë një çmim deri në 100 milionë euro.
E gjitha kjo si një faktor “tundues”, për të bindur klubin spanjoll pasi, futbollisti Barrios ka një kontratë që i skadon në vitin 2030. Nga ana tjetër edhe “Djajtë e Kuq” nuk janë në më perfekten e tyre pasi dhe mungesa e një tekniku afatgjatë i ka trazuar “ujërat” brenda skuadrës. Kështu që të gjitha lëvizjet brenda skuadrës duhen parë me shumë kujdes.
Sa i takon emrit të mesfushorit, Barrios ai vlerësohet si një opsion i vlefshëm pasi ka bërë mjaft mirë në Atletico Madrid.
