Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Do të sfidohen me Besën, Pogradeci “thirrje” tifozëve: Ju presim në stadium për të përjetuar LIVE emocionet e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidohen me Besën, Pogradeci “thirrje”
Pogradeci

Një nga duelet më interesante të javës së 18-të të Kategorisë së Parë do të jetë përballja mes Pogradecit e Besës. Sfidë kjo që është porgramuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:30 në stadiumin “Pogradeci”.

Liqenorët do të luajnë në shtëpi dhe synojnë ta nisin vitin 2026 me këmbën e mbarë dhe me 3 pikët. Fitorja për ekipin e Emiliano Çelës është mëse e dëshiruar, të cilët synojnë vendin e dytë në klasifikim, duke kryeqëzuar gishtat edhe për një hap fals të Laçit.

Siç dihet diferenca me vendin e dytë ëhstë vetëm 1 pikë dhe kjo bën që në Pogradec të luftojnë me “mish e me shpirt” për fitoren, teksa për të arritur te 3 pikët do të luajnë “all-in” ndaj kavajasve.

Pikërisht për këtë përballje, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i fton mbështetësit të ndjekin LIVE dhe të përjetojnë nga afër emocionet e kësaj sfide.

“Ju mirëpresim,  ditën e shtunë në orën 13:30 në stadium për të përjetuar live emocionet e ndeshjes me Besën. Liqenorët janë duke vazhduar seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Çela”, ka shkruar Pogradeci.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu