Oniks Grezda
Oniks Grezda do të jetë futbollisti më i ri i Dritës. Sulmuesi 18-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Kukësi, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Kosovës.
Për sulmuesin ky është një rikthim në Kosovë, pasi më herët ka luajtur me Ferizajn. Ndërkohë që në Shqipëri, përveç Kukësit, ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut.
Kështu, Drita siguron shërbimet e një më talentëve më premtues. Kampionët e Superligës do ta kenë të gatshëm futbollistin edhe për aventurën evropiane në UEFA Conference League.
Poll
