Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ka luajtur me Erzenin në Superiore, ish-i i shijakasve drejt transferimit në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur me Erzenin në Superiore, ish-i i shijakasve drejt transferimit
Auron Ademi

Auron Ademi është shumë afër transferimit te skuadra e Burrelit. Sulmuesi i cili mbylli aventurën e tij me Besën e Pejës, është shumë afër nisjes së një aventure të re.

Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se palët prej ditësh janë në bisedime mes tyre dhe gjithçka deri më tani duket në rrugën e duhur. Disa detaje të fundit po diskutohen mes tyre dhe gjithçka pritet të konkretizohet në ditët në vazhdim.

24-vjeçari në këtë sezon me skuadrën e Besës së Pejës në Ligën e Parë të Kosovës ia doli të realizonte 3 gola dhe të dhuronte edhe 1 asist, duke lënë përshtypje të mira. Ndërkohë në Shqipëri do të jetë aventura e tij e dytë, pasi në të kaluarën ka luajtur me Erzenin.

Poll

Lexo gjithashtu