Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Ikën 3 vite dhe ti s’je pjesë e jona fizikisht”, Dorjan Bubeqi i përmalluar për bashkëshorten: Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona!

Shkruar nga NEWSPORT
“Ikën 3 vite dhe ti s’je pjesë e jona fizikisht”,
Dorjan Bubeqi me bashkëshorten e ndjerë

Trajneri i njohur, Dorjan Bubeqi e ka shumë të vështirë të pranojë ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij.

47-vjeçari shpeshherë publikon foto me të ndjerën, duke treguar se sa e fortë ka qenë lidhja mes tyre dhe sa shumë i mungon. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, trajneri i njohur e ka përkujtuar “dashurinë e tij”, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

“Ikën tre vjen dhe ti nuk je më pjesë e jona fizikisht, por në zemrat tona ke qenë dhe do të mbetesh gjithmonë. Allahu të mëshiroftë dhe të bëftë banore të xhenetit Firedeus”, shkruan i përmalluar Bubeqi.

Kujtojmë se bashkëshortja e trajnerit u nda tragjikisht nga jeta në janar të vitit 2023, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

“Ikën 3 vite dhe ti s’je pjesë e jona fizikisht”,
Postimi i Dorjan Bubeqit

 

Poll

Lexo gjithashtu