Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Thomas Brdaric nuk njeh “limite”, transferon te Drenica dy ish të tjerë të Superiores (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Brdaric nuk njeh “limite”, transferon te Drenica dy ish
Thomas Brdaric dhe ndihmesi i tij

Drenica në këtë sezon kërkon qëndrimin në Superligën e Kosovës dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, drejtuesit kanë bërë afrime që bëjnë diferencën. Në krye të skuadrs tashmë siç dihet është Thomas Brdaric, një emër i njohur për futbollin shqiptar, i icli disa sezone më parë ishte pjesë e Vllaznisë.

Fakti që ka drejtuar në Superiore ka bërë që të njohë cilësinë e shumë futbollistëve, të cilët më pas ka preferuar t’i “tërheq” drejt Kosovës. Fillimisht ishin Ian Soler, Fjoart Jonuzi dhe Victor Da Dilva, të cilët janë zyrtarisht pjesë e Drenicës.

Ndërkohë tashmë kanë arritur marrëveshjen me dy ish të tjerë të Superiores dhe bëhet fjalë për Kristi Qarrin dhe Mehdi Çobën. I pari ka mbyllur marrëveshjen me shkodranët vetëm pak javë më parë, ndërsa i dyti ka qenë një futbollist kyç për kuqeblutë një sezon më parë.

Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen Drenicës dhe të nisin stëërvitjen nën urdhrat e Thomas Brdaric, teksa zyrtarizimi është çëshje orës.  

Poll

Lexo gjithashtu