Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Edon Zhegrova “harron” futbollin për muzikën, sulmuesi i Juventus shfaqet krah reper-ave të njohur shqiptarë (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Edon Zhegrova “harron” futbollin për muzikën, sulmuesi i
Edon Zhegrova

Transferimi i sulmuesit shqiptar të Kosovës Edon Zhegrova nga Lille te Juventusi u mendua se do të rezultonte hapi i madh në karrierë për 26-vjeçarin, i transferuar prej 15.5 milionë euro.

Po mbyllet gati gjysma e sezonit 2025-2026 dhe “Dardani” vijon të mbetet një rezervë “shterpë”. Zhegrova e ka djerësitur fanellën e “Zonjës së Vjetër” në 14 raste, në të gjitha kompeticionet, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol.

Për ta thelluar “tablon” negative, vlen të përmendet se në Serie A, ai nuk e ka nisur kurrë si titullar. Edon Zhegrova në një foto të fundit, e cila po qarkullon masivisht, sulmuesi pozon pranë yjeve të estradës shqiptare si Capital T, Mc Kresha, 2po2, pa harrur Majk.     

Edon Zhegrova “harron” futbollin për muzikën, sulmuesi i
Edon Zhegrova me yjet e estradës shqiptare

    

Poll

Lexo gjithashtu