"Abissnet Superiore"
“Abissnet Superiore” ditën e sotme do të luajë dy ndeshjet e mbetura të javës së 19-të të kampionatit. Takime mjaft delikate dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme.
Gjithçka do të startojë në orën 13:30 ku Partizani do të sfidohet me Vorën në shtëpinë e këtyre të fundit. Ekipi i Arian Bellait do të luajë për herë të parë në stadiumin e rindërtuar dhe pikërisht hap dyert ditën e sotme.
Ndërkohë në orën 17:00 në “Niko Dovana” do të përplasin “brirët” skuadra e Teutës dhe Dinamos. Si durrsakët ashtu edhe dinamovitët janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, për ta nisur siç duhet 2026.
Poll
