Pogradeci do të përballet me Besën në orën 13:30 të dielën. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme edhe për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Megjithatë përveç duelit të cilit i pret me datë 17-të, trajneri i ekipit Emiljano Çela ka bërë një panoramë të shkurtër të të gjithë situatës në të cilën ndodhet ekipi tani.
Sipas tij skuadra ka bërë mjaft mirë, por janë më të fokusuar se kurrë tek të arririt në perfeksion. çela ka shpjeguar se Pogradeci rezervon surpriza në këtë merkato janari pasi pret edhe afrime të tjera të cilat do e çojnë ekipin në nivele më të larta. Sa i takon dy rivalëve të saj si Skënderbeu dhe Laçi, ai i quan si rival mjaft konkurrues dhe të denjë.
"çunat dhanë maksimimumin, kjo ndeshje shërbeu si maja e ajsbergut. Kupa për ne do të ishte si investim për të 18-tën herë që kemi marrë pjesë në kampionat, kështu që duke marrë parasysh dhe kontigjenin që kemi, po presim afrime të tjera. Puna po bëhet e madhe dhe klubi po punon shumë edhe për të afruar lojtarë cilësorë të cilët mund të na ndihmojnë për pjesën e dytë të sezonit.
Patjetër që gara është e fortë, me dy ekipe rivale si Lacci dhe Skënderbeu që unë kam thënë gjithmonë që ata ekipet që dalin nga Superliga, janë gjithmonë në vijën e parë. Kështu që na ngelet të bëjmë një punë shumë të madhe që të arrijmë në nivele të larta. Kemi një ndeshje me Besën, fokusi jonë është maksimalisht aty. Klubi po investon shumë në struktura qoftë edhe në kushtet stërvitore, do përpiqEmi të bëjmë më të mirën", u shpreh trajneri i Pogradecit, Emiljano Çela.
