Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Derbi merr vëmendjen në Kategorinë e Parë, Iliria – Kastrioti luhet në fushë asnjanëse dhe pa tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi merr vëmendjen në Kategorinë e Parë, Iliria –
Iliria - Kastrioti

Axhenda e Kategorisë së Parë për ditën e nesërme na ka rezervuar një derbi mjaft të luftuar. Iliria do të presë Kastriotin, përballje kjo që është e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit.

Skuadrat do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 13:30, por jo në “Redi Maloku”. Ky takim do të luuhet në fushë asnjanëse për shkak  të dënimit të Ilirisë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Kështu Ilira ka vendosur të presë rivalët e tyre në stadiumin “Luzi i Vogël”. Ndërkohë gjithashtu do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Ndeshja e radhës kundër ekipit Kastrioti do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të pezullimit të vendosur nga Komisioni i Disiplinës.

liria-Kastrioti

E Shtune 17 Janar

Ora 13:30

Stadiumi “Luz i Vogel” Kavaje”, shkruan klubi nga Fushë-Kruja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Poll

Lexo gjithashtu