Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja e 3-të radhazi në kampionat i futi në “vallen” e mbijetesës, “lëkundet” stoli i Oltijon Kërnajës

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e 3-të radhazi në kampionat i futi në “vallen”
Oltijon Kërnaja

Partizani u mposht nga Vora me shifrat 1-0 dhe për të kuqtë humbja e djeshme ishte e 3-ta radhazi në kampionat. Rezultate këto që i kanë futur kryeqytetasit sërish në “vallen” e mbijetesës.

Aktualisht kanë vetëm 5 pikë më shumë se Bylisi i vendit të 8-të në klasifikim, ndërsa nga “Final – Four” kanë plot 10 pikë diferencë. Këtë rezultate dhe sidomos humbja në Vorë kanë “lëkundur” shumë stolin e Oltijon Kërnajës.

Kështu e ardhmja e 37-vjeçarit tashmë mbetet e paqartë, teksa edhe reagimet e timonierit të kreyqytetasve pas sfidës shtojnë akomë më shumë dilemën mbi këtë situatë. Vlen të theksohet se Kërnaja mori drejtimin e Partizanit pas largimit të Mladen Milinkovic, në javën e 7-të të fazës së parë të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu