Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Dinamon në “Niko Dovana”. Ekipet pas 90 minutave ndanë kështu nga 1 pikë, por nga kjo përballje “durrsakët” kanë dalë të “sakatuar”.
Kjo pasi disa nga futbollistët kryesorë të “Djemve të Detit” janë ndëshkuar me kartonë. Blerim Kotobelli mori të dytin të verdhë. Por ajo që është absurd është se pas vërshëllimës së fundit të sfidës, arbitri i nxori kartonin e dytë, duke e ndëshkuar më pas me të kuq.
Pikërisht tashmë për arsye kartonësh do të mungojë në duelin e ardhshëm që teuta do të luajë ndaj partizanit në “Arenën e Demave” ditën e hënë në orën 17:00. Porn ë këtë përballje Enkeleid Dobi nuk do të mund të llogaritë as shërbimet e 2 futbollistëve të tjerë.
Bëhet fjalë për Ergis Arifin dhe Muço Boçin, të cilët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë humbasin sfidën me të kuqtë. Mungesa të rëndësishme për Dobin, i cili duhet të “arnojë” formacionin për duelin e së hënës.
