Vora do të përballet me Tiranën nesër në një duel i cili është i vlefshëm për javën e 20-të të Abissnet Superiores. Sfida e cila premton shumë dinamikë prej të 2-ja ekipeve, do të luhet në orën 13:30, në stadiumin “Vora”.
Për ndeshjen në të cilën janë dhe në shtëpi, klubi ka njoftuar të gjithë tifozët me anë të një postimi në “Facebook”, për nxjerrjen në shitje të biletave për duelin që i pret.
Kështu çmimet e biletave variojnë sipas tribunave të cilat tifozët zgjedhin. Sa i takon tribunës ku do të jenë miqtë një biletë kushton 500 lekë. Po aq është edhe çmimi për tribunën përballë. Ndërsa në tribunat A dhe B, tifozët mund të blejnë një biletë për 1000 lekë.
Më e kushtueshmja është bileta në tribunën “VIP” e cila ka vlerën e 2000 lekëve.
