Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Java e 18-të e Kategorisë së Parë, përzgjidhen formacioni dhe trajneri më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 18-të e Kategorisë së Parë, përzgjidhen
Kategoria e Parë

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 18-të të Kampionatit të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet dhe performancat individuale të futbollistëve gjatë kësaj jave.

Formacioni i përzgjedhur është ndërtuar sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është përzgjedhur Skander Tahri i AF Luftëtarit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Ilir Allmuca i Lushnjës, Silas Mensah i Burrelit, Alessandro Kacbufi i Kastriotit dhe Fabjan Beqja i Besës.

Mesfusha përbëhet nga Donald Mëllugja i Burrelit, Suleiman Danladi i Pogradecit dhe Xhafer Hodo i Kastriotit, ndërsa pas dy sulmuesve aktivizohet Hajrulla Tola i Laçit.

Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Mikel Canka i Lushnjës dhe Kalonji Nyanguila i AF Luftëtarit.

Si trajneri më i mirë i javës së 18-të është vlerësuar Ramadan Ndreu i Kastriotit, për punën dhe fitoren e arritur në transfertë nga skuadra e tij në këtë javë kampionati.

Java e 18-të e Kategorisë së Parë, përzgjidhen
 

 

Poll

Lexo gjithashtu