Edi Martini
Vllaznia fitoi sot në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të shkodranëve.
Përveç spektaklit në fushë, kjo sfidë pati edhe situata të ripërsëritura, si në ndeshjen e fundit në Shkodër mes dy ekipeve. Protagonist ishte përsëri trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.
Ky i fundit ribëri gjestin ofendues me krah, kundrejt dinamovitëve. Kaq i mjaftoi arbitrit Enea Jorgji që ta ndëshkonte me karton të kuq në minutën e 85-të, pas golit të shënuar nga Sherif Kallaku.
Poll
