Ardit Peposhi kur ishte kapiten i Bylisit
Ardit Peposhi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Ilirisë. Është vetë futbollisti që ka njoftuar sot largimin nga ekipi i Fushë-Krujës, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke mbyllur kështu bashkëpunimin pas 1 viti.
“Faleminderit KF Iliria, nga sot jam lojtar i lirë. Ju uroj suksese gjithë shokëve të ekipit e sa më shumë fat në të ardhmen”, shkruan Peposhi, i cili tashmë është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
Kujtojmë se anësori 32-vjeçar ka një “CV” të pasur. Në të shkuarën ai ka luajtur me Partizanin, Tiranën, Teutën, Bylisin, Korabin, Kukësin, Llapin, Erzenin dhe Vushtrrinë.
NJOFTIMI NGA ARDIT PEPOSHI
Poll
