Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ E papritur në klubin e Kategorisë së Parë, largohet trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E papritur në klubin e Kategorisë së Parë, largohet
Dorjan Bubeqi

Dorjan Bubeqi nuk do të jetë më në krye të Kastriotit. Është vetë tekniku i cili bën të ditur lajmin nëpërmjet profilit të tij në Instagram ku i uron suksese klubit krutan.

Bubeqi mori drejtimin e Kastriotit në verë dhe në startin e këtij sezoni të Kategorisë së Parë e udhëhoqi ekipin në 7 ndeshje ku mori 3 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim duke e renditur skuadrën në vendin e 5-të në zonën Play-Off.

Humbja ndaj Vorës duket se nuk është ‘përtypur’ mirë edhe pse ekipi ndodhet brenda objektivit. Drejtuesit dhe trajneri kavajas kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus. Bubeqi mbetet në kërkim të një aventure të re, ndërsa krutanët duhet ta zëvendësojnë dhe pauza e Kombëtareve u vjen në ndihmë të dyja palëve.

ZYRTARE/ E papritur në klubin e Kategorisë së Parë, largohet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga