
Franko Lamce
Franko Lamçe është zyrtarizuar në Greqi tek skuadra e Ilioupoli FC. Mbrojtësi u largua nga Kukësi në Superiore pas rënies nga kategoria dhe ishte në kërkim të një aventure të re.
Pas shqyrtimit të disa ofertave, ndër ta edhe nga Shqipëria, ai vendosi të rikthehej në Greqi ku është prezantuar në klubin e ri. Pas zyrtarizimit, Lamçe foli për median e klubit ku u shpreh i lumtur t’i bashkohet skuadrës.
“Jam i lumtur që i bashkohem skuadrës së Ilioupolit, falënderoj drejtuesit dhe trajnerin për besimin, uroj të kemi një vit të bukur dhe të shëndetshëm”, u shpreh Lamçe.
View this post on Instagram
Poll