
Vora
Albi Xhebrahimi nuk do të jetë më një futbollist i Vorës. Është vetë klubi që bën të ditur lajmin me një njoftim në faqen zyrtare.
“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Albi Xhebrahimi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Albin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruan klubi.
Xhebrahimi ishte protagonist këtë sezon të Kategorisë së Parë arriti të shënonte 8 gola në 28 ndeshje. E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në këtë divizion teksa ofertat nuk mungojnë.
Poll