
Lushnja
Ditën e sotme është luajtur një miqësore e veçantë mes 2 klubeve shqiptare. Lushnja ka pritur vizitorët nga Kosova në fushën e saj.
Lagunarët janë përballur sot në mesditë në fushën e tyre stërvitore me Trepcëën. Trepça 89’ ishin mysafirët e verdhjeshilëve sot në fshatin Plug, ku ndodhet kompleksi stërvitor i skuadrës myzeqare i kthyer edhe në njëfarë stadiumi për vendasit.
Testi i kontrolli u mbyll me fitoren 1-5 të klubit dardan. Lushnja nuk prodhoi asgjë në takimin e nisur në orën 14:00.
Ndoshta, zgjedhja e teknikut Xhafa për të aktivizuar shumë të rinj nga U-19, si dhe lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në këmbë kanë ndikuar në lojën e shfaqur të klubit të Kategorisë së Parë.
Poll