Florijan Kadriu nuk do të vijojë karrierën e tij tek Erzeni. Sulmuesi 28-vjeçar ka mbyllur aventurën e dytë shijakase dhe do të dalë i lirë në merkato, lajmi konfirmohet edhe në Transfermarkt.
Largimi i rradhës për shijakasit që duket se do të presin të mbyllin të gjitha daljet përpara se të nisin përgatitjet për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri.
Kadriu u rikthye në janar te Erzeni dhe luajti në 14 ndeshje, por minutat kanë qenë minimale, vetëm 450 për të. Tetovari do të shqyrtojë të gjitha ofertat për të vendosur më pas hapin tjetër në karrierë.
Poll