
Kukësi është një tjetër skuadër e cila do të luajë një ndeshje miqsore ditën e nesërme. Verilindorët do të përballen me Dinamon e Ilir Dajës.
Sfidë që do të luhet në fushat sportive “Arbanë” në orën 17:00. Një duel i cili do t’u japë mundësinë trajnerëve të mbajnë të aktivizuar futbollistët dhe formën e tyre të mirë për ndeshjet e ardhshme.
Është klubi kuksian që ka zyrtarizuar axhendën e kësaj miqësoerje, ku do të shërbejë si një parapërgatitjet për duelet e radhës.
“Skuadra jonë do të luajë nesër një miqësore kundër Dinamos! Duke përfituar nga pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, është planifikuar kjo miqësore, ku stafi teknik do të ketë mundësi të mbajë në ritëm skuadrën”, ka shkruar klubi verilindorë.
View this post on Instagram