Lushnja është mposhtur në sfidën e parë pa trajnerin Magani. Klubi lagunar ka shkarkuar trajnerin peqinas, por as kjo nuk ka sjelllë harmoni tek ekipi, dikur pjesë e Superiores. Ndeshja është zhvilluar sot në stadiumin e Vorës në Marqinet dhe është mbyllur 1-0 për vendasit.
Vorakët morën 3 pikë fal golit të Manfredas Ruzgis në minutën e 63-të. pjesa e parë u mbyll pa presion dhe qetësisht me shifrat e bardha 0-0. Në të dytën ekipi nga bashkia afër Tiranës e shfrytëzuan një kros në brendësi të zonës për të kaluar në avantazh. Sulmuesi Lituanez shfrytëzoi gjatësinë e tij dhe i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes duke realizuar me kokë golin e vetëm të takimit.
Vora i shton fitoret në 5 radhazi, një formë mbresëlënëse kurse Lushnja shtyhet më thellë në krizë me vetem 1 fitore në 5 ndeshje, teksa kanë marrë 2 humbje dhe 2 barazime. As trajneri i ri mnuk duket shpëtim për “Myzeqarët”.
Goli i Vorës ndaj Lushnjes