Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Mes kartonësh të kuq, përmbyse dhe 5 gola, Pogradeci nuk di të ndalet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mes kartonësh të kuq, përmbyse dhe 5 gola, Pogradeci nuk
Luftëtari - Pogradeci

Skuadra e Pogradecit ka marrë fitore “thriller” në transfertën delikate të Gjirokastrës ndaj Luftëtarit vendas. Të besuarit e Emiljano Çelës triumfuan 3 – 2, teksa nuk munguan kartonët e kuq. Serinë e golave e hapi Zani te Luftëtari.

Por reagimi i liqenorëve nuk mungoi. Madje që në pjesën e parë, Pogradeci përmbysi me finalizimet e Greca dhe Kazem. Pikërisht ky i fundit shënoi edhe të tretin për të tijtë. Rrjeta e Merkuri vlejti sa për statistikë te skuadra gjirokastrite.

Me karton të kuq u ndëshkuan Tuni për vendasit dhe Greca te miqtë. Një fitore që vlen shumë për Pogradecin, aty ku objektivi është i qartë, ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Pas 17 javësh, Zguro me shokë grumbullojnë 32 pikë, 1 më pak se Laçi i vendit të 2-të. Seria pa humbje ka shkuar në 6 te Pogradeci, ekipi më në formë i Kategorisë së Parë.  

Poll

Lexo gjithashtu