Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Koha e keqe nuk e ndal Flamurtarin, vlonjatët bëjnë gati masat anti-Lushnja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Koha e keqe nuk e ndal Flamurtarin, vlonjatët bëjnë gati
Flamurtari

Flamurtari luan këtë të diel në transfertë takimin e radhës në Kategorinë e Parë. Lushnja është kundërshtari i javës së 21-të për kuqezinjtë.

Vlonjatët dëshirojnë 3 pikë jetike për kampionatin, për më tepër ndaj një skuadre me të cilën Vora nuk gaboi. Klubi i Agostinellit vjen nga fitorja në shtëpi me shifra të kënaqshme 3-0 kundrejt Kastriotit. Por vorakët nuk gabuan me Besën dhe shpëtuan në 10 minutëshin e fundit duke dalë me pikë nga përballja direkte.

Bregdetarët janë stërvitur intensivisht sot në fushën sportive Flamurtari. Pavarësisht kohës së keqe me shi që ka pushtuar vendin e sidomos Vlorën, përsëri djemtë e teknikut italian nuk e kanë ulur tonin dhe kanë vazhduar në zonën e Pyllit të Sodës si zakonisht seancën.

Në rast fitoreje, Flamurtari kalon në vend të parë dhe pret hapin fals të Vorës për të ngelur lider. Prandaj rezultati peshon shumë në Plug të Lushnjës.

Stërvitja e Flamurtarit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga