Luftëtari
Luftëtari nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Edhe pse pati investime të konsiderueshme tek klubi gjirokastrit, deri më tani nuk janë arritur pritshmëritë.
Ekipi “bluzi” mban vendin e 11-të (parafundit) në tabelën e renditjes, me vetëm 11 pikë të grumbulluara. Deri më sot, Luftëtari ka arritur vetëm 1 fitore.
Megjithatë, duket se gjirokastritët “dinë” mjaft mirë si humbet dhe barazohet. Luftëtari ka 8 barazime dhe 8 humbje, por kur vjen puna tek 3 pikët, aty “çalon”.
Poll
