Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Vendimtar me gol që në takimin e parë, ish-i i Bylisit e nis mbarë në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimtar me gol që në takimin e parë, ish-i i Bylisit e nis
Bylis

Është mbyllur sfida e sotme e Kategorisë së Parë në Dibër. Korabi ka mposhtur 4-2 tropojanët dhe në sy ra paraqitja e Patrik Trenit.

I ardhur në Peshkopi vetëm këtë sesion merkatoje, i riu tregoi vlerat e tij dhe se sa shumë mund t’i hyjë në punë dibranëve. Në fitoren me poker ndaj Valbonës në të ftohtin verior, 22 vjeçari realizoi gol në minutën e 54-të. Realizimi i Patrikut ishte i pari me fanelën e Korabit dhe i sa i takon llogarive të sfidës, i treti.

Sulmuesi ka eksperiencë në Superiore dhe kjo u pa menjëherë në aksion në nëj kategori më poshtë. Treni ka ndihmuar shpesh dhe Bylisin si dhe ka realizuar në Superiore. Transferimi i lojtarit të datëlindjes 2002 shihet si një lëvizje mjaft eksperte nga klubi dibran që po ia sheh frytet.

Vendimtar me gol që në takimin e parë, ish-i i Bylisit e nis
Patrik Treni

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga