
Kristian Preknicaj u largua këtë merkato zyrtarisht nga Teuta. Aventura e sulmuesit në Durrës zgjati vetëm 6 muaj, ku arriti dhe 2 gola me fanellën blu.
Shkodrani është rikthyer në ish-klubin e tij. Teksa futbollisti që gëzon dhe shtetësinë italiane qëndronte agjent i lirë, zërat ishin shtuar se Preknicaj do të firmoste me Lushnjën. Kjo gjë pikërisht ndodhi ditën e sotme. Kujtojmë që 22 vjeçari u largua nga verdhjeshilët në fund të sezonit të kaluar, pikërisht për të shkuar në skuadrën durrsake.
Me Teutën Kristiani ishte më shumë një zgjedhje e dytë, pasi vetëm 14 përqind të rasteve ka startuar si titullar. Ai mund të luajë në shumë pozicione në repartin e sulmit, si sulmues i dytë, pykë apo edhe anësor i majtë. Mosbesimi i plotë nga klubi durrsak duket se ka detyruar futbollstin që është produkt i Vicenzas në Itali, të bëjë një hap prapa dhe të rikthehet në "shtëpinë" e tij.
Lushnja ishte në kërkim të një sulmuesi pasi mosha e kapitenit Mikel Canka bën që tekniku Xhafa të mendojë për një alternativë më rinore dhe energjike. Tek lagunarët, Preknicaj ishte një titullar dhe tifozët e mbështesnin dhe e vlerësonin talentin e të riut, ndaj një kthim pas në “Roza Haxhiu” cilësohet si një kthim në shtëpi
View this post on Instagram