
Lushnja ishte fituesja e Derbit të Myzeqesë, i pari për këtë sezon që u luajt ditën e djeshme në stadiumin ‘Loni Papuçiu’. Goli i Kledis Hidës i mundësoi triumfin lagunarëve që dalin me 3 pikë të arta nga qyteti i Fierit.
Por, kjo fitore ka kaluar me shumë mund në Lushnje teksa sipas një reagimi në rrjete sociale, ka patur gjykim të njëanshëm nga arbitrat e sfidës të cilët kanë vepruar njëjtë në të dy ndeshjet e tyre në transfertë. Kryesori i ndeshjes së djeshme ishte Dorjan Maletaj, i ndihmuar nga Ergys Spahiu e Krist Zefej.
-REAGIMI-
LUSHNJA SOT FITOI KUNDER APOLONISE DHE GJYQTAREVE
Eshte ndeshja e dyte rresht qe Lushnjen e sulmojne gjyqtaret duke favorizuar vendesit . Ne Fushe Kruje arbitri ja arriti tia dhuronte fitoren Krujes po ketu ne Fier Lushnja ka luajtur shume forte per te ruajtur fitoren .
Lushnja luajti kunder Apolonise por edhe kunder gjyqtareve qe akordonin faulle te paqene qe per pak ja rrezikuan fitoren super te merituar .
Marjus Korreshi ka qene super lojtari , super heroi i ndeshjes , me i miri nga te dyja skuadrat , lojtare i nivelit te superiores dhe e ka fut ne xhep duke e markuar forte dhe duke u treguar i guximshem perball lojtarit me ngjyre te Apolonise qe u perpoq ta demtonte por Korreshi vazhdoj lojen edhe me forte pas enjtjes se madhe siper vetulles .
E gjithe skuadra sakrifikoi dhe meritoi 3 pike .......
Kjo eshte Lushnja qe duam jo thjesht se fituam por u pane lojtare ne fushe qe luftonin forte e nuk hapnin rruge , lojtare te guximshem jo frikacake .
KESHTU VAZHDONI , TIFOZET JANE ATY DHE DO TE JENE EDHE ME TE SHUMTE JAVE PAS JAVE. TAKOHEMI TANI NE ROZA HAXHIU