Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Të gjithë do ta kishin “zili”! Laçi i Naci Sensoyt “on-fire”, 11 fitoret rresht “kërcënojnë” Skënderbeun për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë do ta kishin “zili”! Laçi i Naci Sensoyt
Laci

Laçi padiskutim është skuadra e më e mirë aktualisht në Shqipëri. Të paktën sipas statistikave në këtë sezon në kampionat.

Kurbinasit bashkë me Skënderbeun duke se do të bëjnë deri në fund llogaritë për titullin kampion të Kategorisë së Parë. Ndërkohë i padiskutueshëm është rikthimi i tyre në Superiore, pasi ky është qëllimi kryesorë i klubit dhe ekipi duket në rrugën e duhur.

Madje duke e bërë me rezultate fantastike. Skuadrën e Naci Sensoyt do ta kishin “zili” çdo ekip, madje dhe “bigët”. Kjo pasi kanë arritur të sigurojnë plot 11 fitore rresht në kampionat, duke marrë “përpara” çdo kundërshtar që ka guxuar t’iu “presë” rrugën drejt rikthimit në elitë.

Me këto paraqitje dhe rezultate të siguruara nga bardhezinjtë deri në javën e 25-të të kampionatit padiskutim janë për t’u duartrokitur. Deri më tani kanë më pak humbje, vetëm 2, ndërsa kanë marrë 6 barazime dhe 17 fitore. Aktualisht janë vetëm 3 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë, pozicion që tashmë ka nisur të “dridhet”, me Laçin që i ka “shkelur” syrin dhe “kërcënon” kështu korçarët për titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu