Kategoria e Parë ashtu si Superiorja ditën e nesërme do të zbresë në fushë për të zhvilluar takimet e javës së 11-të të saj. Duele mjaft interesante janë në program, ku kjo javë do të jetë e ndarë në 2 ditë.
Kështu ditën e nesërme do të luhen 5 takime, të gjitha në orën 14:00. Burreli do të presë Kukësin në shtëpi, ndërsa Vora udhëton në Shijak për të sfiduar Erzenin.
Interesante është sfida mes Kastriotit dhe Korabit si dhe dueeli mes Pogradecit dhe Apolonisë. Po ditën e dielë do të luhet edhe përballja mes Lushnjes dhe Valbonës.
Ndërkohë ditën e martë do të luhet supersfida e kësaj jave, dueli mes Besës së Mirel Josës dhe Flamurtarit të Andrea Agostinellit. Një duel pretendentësh që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 14:00 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve. Të dyja ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për kreun e renditjes, teksa 3 pikë i ndan mes tyre, me vlonjatët që kryesojnë me 27 pikë dhe kavajasit ndjekin me 24 pikë.