
Pogradeci
Pogradeci do të duelojë me Kukësit, përballje kjo e vlefshme për javën e 32-të, ku 3 pikët për pogradecarët janë më shumë se të detyrueshme.
Skuadra e Ard Memës do të presë në shtëpi verilindorët në orën 15:00. Takim shumë delikat, ku do të kërkojnë fitoren për të “vulosur” edhe kualifikimin në “Play-Off”.
Ekipi vprej ditësh ka bër përgatitje intensive për këtë përbllje. Fatmirësisht Mema ka grupin e plotë të futbollistëve dhe kjo do t’i japë mundësinë të luajë me më të mirët ndaj kuksianëve.
Për këtë takim klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesit kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit dhe hyrja të jetë falas.

Poll