
Flamurtari po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri pa një trajner. Pavarësisht kësaj drejtuesit kanë vazhduar punën në merkato për përforcimin e skuadrës.
Ditën e djeshme janë zyrtarizuar dy lojtarët e rinj. Ardit Hoxhaj dhe Fernandinho rikthehen në Vlorë, ndërsa synojnë të jenë sërish protagonistë me fanellën kuqezi. Flamurtari këtë sezon ka sy objektiv kryesorë ngjitjen në Superiore.
Për këtë drejtuesit kanë zbuluar edhe axhendën e fazës përgatitore. Kështu deri ditën e shtunë, ekipi do të stërvitet në Vlorë, ndërsa më pas do të zhvendoset në Pogradec për minifazën përgatitore.
Siç dihet tashmë Pogradecit është një nga qytetet që zgjidhet shumë nga skuadrat shqiptare, pasi ofron kushtet maksimale për të zhvilluar stërvitje.