
Pogradeci surprizoi Flamurtarin në Vlorë, me miqëtë që triumfuan 2-1 ndaj vlonjatëve. Një fitore shumë e rëndësishme nga pogradecarët që rikthehen te 3 pikët në kampionat dhe vazhdojnë të luftojnë fort për një vend në “Play-Off”.
Skuadra e udhëhequr nga Ard Mema pas triumfit ndaj Flamurtarit ka shkuar në kuotën e 40 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit. Një fitore që e ngjiti në klasifikim, duke kaluar Lushnjen në renditje.
Dueli i radhës për Pogradecin do të jetë i një shkalle më të lartë, pasi do të përballen me Vorën kryesuese. Ekipi i Memës do të hyjë në fushë për një tjetër 3 pikësh që do t’i “blindonte” vendin e tyre në “Play-Off”, si një mundësi reale për të tentuar edhe ngjitjen në Superiore.