Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Sot festojmë një shekull jetë”, Besa: 100 vite sakrificë dhe dashuri, çdo hap i historisë është shkruar me djersë dhe përkushtim

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot festojmë një shekull jetë”, Besa: 100 vite
100 vjetori i themelimit te Beses se Kavajes

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë Kavajën. Besa feston sot 100 vjetorin e themelimit, duke bërë kështu një shekull histori. Një moment historik ky për futbollin shqiptar dhe veçanërisht për kavajasit.

E në këtë ditë speciale, klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale. Besa shkuan se 100 vite janë të mbushura me histori dhe çdo hap është shkruar me djersë e përkushtim. Për breza të tërë që nga themelimi, emblema e kësaj skuadre është mbajtur me krenari dhe dashuri.

“100 VITE HISTORI, PASION DHE KRENARI!

Sot, BESA feston një shekull jetë — 100 vite plot emocione, fitore, sakrifica dhe dashuri të pafundme për fanellën verdhezi.

Nga ditët e para të themelimit, te brezat që kanë mbajtur me nder këtë emblemë, çdo hap i historisë sonë është shkruar me djersë, zemër dhe përkushtim.

Nga rrugicat e Kavajës te stadiumet e mbushura me tifozë, nga djemtë e parë që nisën ëndrrën, te brezat qe vazhduan te mbajnë me krenari fanellën tonë — të gjithë bashkë kanë ndërtuar legjendën e Besës.

Ky 100-vjetor nuk është vetëm një numër — është një shekull identiteti, pasioni dhe krenarie.

Faleminderit çdo lojtari, trajneri, drejtuesi dhe mbi të gjitha tifozit verdhezi, që ka qenë pjesë e kësaj historie madhështore.

BESA – përjetë në zemrat tona!”, ka shkruar Besa. Kujtojmw se në kuadër të festimeve, sot në Bulevardin “Josif Budo” në Kavajë do të zhvillohet eventi “100 vjet Besa”. Eventi do të nisë në orën 18:00.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Poll

Lexo gjithashtu