Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu tregon “dhëmbët” si lider, por trajneri Ernest Gjoka i pakënaqur: Abuzojmë shumë para porte

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu tregon “dhëmbët” si lider, por trajneri
Ernest Gjoka

Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka ka analizuar triumfin me shifrat 2-0 përballë Ilirisë. Ai ka komentuar pikat specifike të këtij dueli, të cilat rezultuan përcaktuese për të marrë 3 pikët, e përkthyer me vendin e parë përkohësisht në Kategorinë e Parë:

“Jemi ndërtues të një skuadre që nuk duhet të gabojmë. Kemi atë sëmundje që abuzojmë shumë para portës. Në fund të ditës këto 3 pikë shumë të vlefshme, ky kampionat shumë specifik dhe po mësohemi edhe ne me këtë specifikë që kanë këto klube. Kur në një skuadër krijohen automatizmat, diçka është më e qartë dhe më e qetë.

Është kampionat i vështirë, moment që sado duhet që të ruash qetësinë, hy në vorbullën e ndeshjes, presionit dhe acarimit. Kjo ndonjëherë na nxjerrin jashtë detyre, dhe duhet të mësohemi tani. Kjo skuadër duhet të mësohet me realitetin e ri.

Ky është realiteti dhe ne duhet të përshtatemi. Për automatizmat kemi kohë që po punojmë. Është çështje presioni, që nxitohemi. Nuk është ‘black-out. Duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë kategori”.

Poll

Lexo gjithashtu