
Pogradeci u mposht në shtëpi nga Luftëtari me shifrat 2-3. Sfida e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë pati edhe polemikat e veta, për një “penallti të mohuar” sipas liqenorëve.
Ndërkohë që në rrjet është publikuar një video, e një prej tifozëve pogradecar. Ai dëgjohet teksa i “lutet” arbitres Emanuela Rusta për të akorduar penalltinë, ndërsa teknologjisë VAR, në dialektin e tij i thotë “varr”.
“Thamë shyqyr që është femër më e butë, më e llogjikshme. Hape varrin o teta, ça bën kështu? Hape varrin hape Kjo na mbyti ere. Po të lutemi si shumë se ne nuk para lutemi. Pa të lutem tashi. Pse gjithmonë vuajtje nga femrat? Kjo nuk jep penallti. Do ta japësh apo jo me?”, dëgjohet të thotë tifozi i Pogradecit.