Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sfidojnë Albanët në Kupë dhe më pas Kastriotin në kampionat, Kukësi “ndez” motorët

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë Albanët në Kupë dhe më pas Kastriotin në
Kukesi

Humbjen me Pogradecin në kampionat është hedhur prapakrahëve nga Kukësi dhe verilindorët prej ditësh kanë kthyer vëmendjen te sfida e radhës. Emiliano Çela kërkon që skuadra të përgatitet në çdo detaj për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Dy sfida do t’i luajnë në shtëpi dhe Kukësi është i “dënuar” vetëm për fitore. Fillimisht do të presin në “Kukës Arena” ekipin e Albanëve për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë. Kjo sfidë do të luhet ditën e mërkurë në orën 13:30.

Kupa e Shqipërisë është kompeticioni që në Kukës synojnë t’i shkojnë deri në fund, ndaj dhe fitorja ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë është mëse e detyrueshme. Ndërkohë vetëm 5 ditë më pas do të duhet të luajnë për llogaritë e javës së 8-të të Kategorisë së Parë.

Verilindorët do të presin Kastriotin dhe do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave. Vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet në klasifikim dhe  “lufta” mes tyre do të bëhet për të qenë pjesë e “top-6” në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga