
Postimi i Ilirise
Iliria pas fitores së dytë rresht, ditën e shtunë do të synojë një tjetër 3 pikësh. Këtë herë do të luajnë në shtëpi ndaj Besës së Kavajës.
Takim ky i programuar të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit. Paraqitjet e ekipit krutan në 2 javët e fundit kanë sjellë shumë optimizëm te tifozët, ndërsa atmosfera është mjaft pozitive në ekip.
Por gjithsesi klubi ka sërish thirrje për tifozët për të vëzhduar me mbështetjen e madhe të tyre. Në rrjetet sociale klubi shkruan se të gjithë bashkë do ia dalin sërish.
Aktualisht kujtojmë se Iliria mban vendin e 6-të në klasifikim, teksa ka arritur të grumbullojë 7 pikë pas 5 javësh kampionat.
View this post on Instagram

Poll